Betohet një tjetër deputete në Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria

Betohet një tjetër deputete në Kuvendin e Shqipërisë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:31
Kuvendi i Shqipërisë

Kandidatja nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Ambra Borova, është betuar sot si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Borova u betua sot pasi mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar.

Ajo plotësoi kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe deputetja u betua në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat