Hajdari në Kuvend: PS mos t’i bëjë gjërat për sy e faqe

Shqipëria

Hajdari në Kuvend: PS mos t’i bëjë gjërat për sy e faqe

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:56
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka marrë fjalën në parlament. Ajo e nisi fjalën e saj me akuza të rënda ndaj socialistit Damian Gjiknuri.

“Doja të flisja për një kërkesë që deputeti Damian Gjiknuri ka bërë që më duket e pavend.

Duhet të kemi parasysh që ata deputet që ishin në parlament s’janë më, pra ju e keni bërë atë marrëveshje me ata, jo me ne. Po me vjen keq që deklaratat e Gjiknurit ishin shembull i keq për këtë sistem partiak. Gjinkuri pa pikë turpi i shtriu dorën opozitës, dhe tha që ju duhet të bëni pjesë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Unë do t’iu them në mënyrë të hapur çfarë po ndodh .

E para propozimi i PS është një propozim sa për sy e faqe ndaj ndërkombëtarëve, këta thonë se ne po i bëjmë kërkesat po mundohemi t’i zgjidhim gjërat e t’i shtrijmë dorën opozitës”. Ne duhet të kemi një ndryshim esencial në ligjin për financimin e partive. Duhet një organizim demokratik brenda partive. “-tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat