Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Palmer viziton Tiranën

Shqipëria

Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Palmer viziton Tiranën

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:07
Zëvendës/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer

Zëvendës/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Zyra e shtypit e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, konfirmon për ATSH se vizita e Palmer në Tiranë vjen si pjesë e një vizite rutinë në Ballkan.

Palmer është Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Palmer pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat