Fino: KQZ të ngrejë administratë zgjedhore dhe jo partiake

Shqipëria

Fino: KQZ të ngrejë administratë zgjedhore dhe jo partiake

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:10
Ilustrim

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, duke folur në Kuvendin lidhur me raportimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkoi nga partia që ai përfaqëson tërheqjen e listës së komisionerëve për administratën zgjedhore, për ti hapur rrugë krijimit të një administrate zgjedhore jo partiake.

Ai shtoi se sfida më e madhe sot është realizimi i një procesi zgjedhorë ku të lexohet çdo votë e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Fino tha se opozita ka një sjellje të ngjashme me atë të para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

“Partitë opozitare po pasqyrojnë një sjellje të njëjtë, të ngjashme me atë të para zgjedhjeve të vitit 2017. Ndaj i takon Kuvendit që të nxisë institucionin e KQZ të jetë i gatshëm të përballojë çdo sjellje të tillë dhe ta trajtojë atë me përgjegjshmëri për të evituar dëmet që mund ti vinë procesit zgjedhor të pritshëm prej saj”, tha Fino.

Ai tha se s’mund të pres vendi në një marrëveshje të orës së fundit, por procesi duhet të vijojë.

“Ne nuk mund të presim dhe të shpresojmë që një marrëveshje e orës së fundit të kthejë në sistem opozitën. Ne sot duhet të flasim për proces zgjedhor të rregullt dhe duhet të parandalojmë prekjen e sistemit nga sjellja anti sistem e opozitës”.

Unë, theksoi Fino, vlerësojë përfaqësuesit e KQZ që përmes kujtesave dhe thirrjeve të përjavshme kanë kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe kanë tentuar të sensibilizojnë subjektet zgjedhore për respektimin e afateve dhe kushteve të parashikuara nga Kodi zgjedhorë për dorëzimin e dokumentacionit pranë KQZ”, shtoi ai.

“Jemi të vetëdijshëm që KQZ dhe vendimmarrja brenda tij varet nga bashkëpunimi, vullneti dhe profesionalizmi i anëtarëve të saj. U vumë në dijeni se KQZ dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë. I bëjë thirrje institucioneve, tha Fino, që në bazë të kushtetutës të kenë një marrëdhënie korrekte dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e kushteve korrekte e transparentë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë”.

“Ne duhet të projektojmë të ardhmen e afërt duke konsideruar si një fakt të siguritë që për shkak të bojkotit të opozitës në vitin 2019, procesi parazgjedhorë duhet të jetë në kushte të ngjashme me ato të para 2017-ës”, tha Fino.

Deputeti socialist shtoi se, “sot në kushtet e braktisjes së sistemit nga opozita parlamentare, duhet të mbështetje maksimale për KQZ për garantimin e zgjedhjeve. Programi i punës duhet të garantojë funksionim e rregullt të administratës zgjedhore me personat që vetë ofrohen me emër dhe ndërgjegje qytetare e jo për shkak të thirrjes qytetare”.

PS, shtoi Fino, i është përgjigjur zyrtarisht thirrjes së bërë nga KQZ për komisionerët. Kodi Zgjedhor parashikon që lista e komisionerëve përbëhen nga listat e grupeve parlamentare. Në frymën e respektit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhorë, PD e LSI duhet të dorëzonin listat e tyre për komisionerë, kjo nuk ka ndodhur. Fakti që PD e LSI kanë bërë thirrje për mos pjesëmarrje në zgjedhje, ne na duhet të bëjë të reflektojë për këtë vendim të marrë”.

Unë, tha Fino, jam i bindur që për PS procesi zgjedhor është sfida më e madhe, jo për rezultatin e pritshëm, por për procesin nga ku do dal ky rezultat. Prandaj është e kuptueshme që po shkohet drejt krijimit të një administrate zgjedhore profesionale,jo partiake e të përgjegjshme. Gjë të cilën e kemi mbështetur”.

“Ndaj nëse KQZ arrin të plotësojë numrin e listave të komisionerëve. Unë propozojë që PS të tërheqë listat e komisionerëve nga KQZ, për ti hapur rrugë individëve të baraz-larguar politikisht.  Ato, opozita s’mund të na tërheqin zvarrë në rrugën drejt braktisjes së sistemit. Sulmi i tyre s’bëhet ndaj nesh, por ndaj sistemit zgjedhorë. Ne duhet sot ta mbrojmë këtë sistem. Sfidat tona janë të tjera, që lidhen me faktin se zgjedhjet janë për popullin”, tha Fino

“Administrata zgjedhore është sfida e shqiptarëve, sfidat tona sot janë të tjera, lidhen me kushtet për financimin publik e privat të subjekteve zgjedhorë. Sfida politike është cilësia e kandidatëve. Sfida e qytetarëve është vota. Sfida e sotme është se zgjedhjet janë për popullin e jo për partitë politike dhe thelbi është leximi çdo vote, për Shqipërinë që duam”, përfundoi fjalën e tij, deputeti socialist, Bashkim Fino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat