Kryemadhi: Rama po bën hipokritin

Shqipëria

Kryemadhi: Rama po bën hipokritin

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:48
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga sheshi i protestës tha se Edi Rama doli sot përpara shqiptarëve dhe i gënjeu pa pikë turpi.

Ajo u shpreh se Rama është mësuar që të shesë vota në këmbim të parcelave të hashashit, ndërsa sot bën hipokritin.

“Rama sot bëri hipokritin. Rama ka shpikur metodën e shitjes së votës në këmbim të hashashit. Ne nuk jemi kundër Evropës. Ne kemi votuar reformën në drejtësi dhe asnjë pikë nuk është plotësuar. Si mund të ketë reformë zgjedhore kur bandat blejnë votat. Bandat kriminale në bashkëpunim me zyrtarët blenë shqiptarët.

Edi Rama bën politikën e bandave të krimit. Bandat në bashkëpunim me shtetin kanë blerë shqiptarët. Shqiptarët po marrin arratinë kudo në Evropë dhe më tej, sepse nuk shikojnë këtu as shpresë, asgjë, sepse vendi është marrë peng nga bandat e rrugës. Sa djem nënash ka që nuk dihet se ku janë. Shqipëria po lëngon. Ambasadorët ikin e vijnë, shqiptarët mbeten dhe për ta, Rama nuk po bën asgjë, por kryeministri po iu shkatërron jetën”,- tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat