Fund kapitullit 30-vjeçar të shantazhimit, mandati ynë nuk negociohet

Shqipëria

Fund kapitullit 30-vjeçar të shantazhimit, mandati ynë nuk negociohet

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:13
Tirane, 28.03.2019.- Kryeministri Edi Rama gjate seances parlamentare ne Kuvendin e Shqiperise.

“Ne nuk e kemi marrë mandatin për ta negociuar përpara se të vijnë zgjedhjet e vitit 2021”, deklaroi sot në Kuvend Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që të mbyllet kapitulli 30-vjeçar i zvarritjeve të shtanzhimit, kërcënimit dhe bllokimit.

Rama tha se, çdo parti politike kur është në Kuvend duhet ta mendoj mirë, se kur vjen në opozitë është në opozitë.

“Do të mbyllet njëherë e mirë kapitulli: unë po iki po s’më thirre, unë s’vij po s’me dhe atë që dua… Ky kapitull do të mbyllet tani. Ata mund të kenë shpresë se do vijnë nga qielli negociatorë dhe do na ulin në tavolinë dhe do të na thonë: hë tani djema si do ta normalizojmë këtë punë?”, tha Rama.

Por, sipas Kryeministrit, “ka vetëm një normalizim të mundshëm dhe të domosdoshëm”. “PS e ka mision historik sot të mbyllë këtë kapitull të gjatë zvarritjesh në histori: Jo po ulemi negociojmë, të vijë mediatori, të vijnë dy ambasadorë. Nuk ka më të tilla. Ka Kushtetutë, ka ligj, ka mandat. Ne nuk e kemi marrë mandatin për ta negociuar përpara se të vijnë zgjedhjet e vitit 2021, dhe ka apo jo zgjedhje të parakohshme këtë gjë kurrë nuk mund ta përcaktojë shantazhi, kërcënimi apo asnjë lloj negociimi, zero”, tha Rama.

Kjo, tha ai, është pjesë e mënyrës se si ndërtohen strategjitë e brendshme, por kjo është thjesht dhe vetëm vullnet i njëanshëm i PS, në rats se do të gjykojmë ne, pro jo për shkak të tyre.

Pretendime të tilla si: ‘Jam në opozitë, por dua pushtetin të nesërmen e betimit, se dua zgjedhje të parakohshme’, sipas Ramës, mund të bëhen për propagandë, por nuk mund të bëhen me metoda kërcënimi, shantazhimi, bllokimi”.

Duke iu drejtuar opozitës, Rama shprehu bindjen se ashtu siç ju kemi mundur, do t’ju mundim prapë, më thellë”. “Bëni mirë të ndaheni një orë e më parë nga ata, jo thjesht kush është brenda e kush është jashtë, por t’i jepni mundësinë Shqipërisë të kenë një zgjedhje tjetër, se ato dy siglat ne do ti çojmë për skrap”, iu drejtua Rama, deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit.

Sipas tij, opozita mund ta dëmtojë edhe çeljen e negociatave, po e dëmtojnë edhe ekonominë, sezonin turistik, imazhin e Shqipërisë dhe kjo është përgjegjësia e tyre dhe turpin ta mbajnë vetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat