Armiku i partisë Agron Tufa

Shqipëria

Armiku i partisë Agron Tufa

Nga: Rexhep Shahu Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:24
Rexhep Shahu

Agron Tufa eshte armik. Une e di dhe mundem te deshmoj se ai eshte armik. Sidomos ne harkun kohor te 10 muajve te fundit mund te deshmoj se ai ka patur nje veprimtari intensive armiqesore ne dem te partise dhe pushtetit popullor. 

Une do te deshmoj te verteten dhe vetem te verteten per te vertetuar akuzat e shokeve te partise tone te lavdishme te punes.

Ne parlament, ne komisionin e sigurise u kritikua ashper Agron Tufa nga deputeti Spartak Braho qe shitet si pronari i gjithe sekreteve te vendit.

E ka drejt baba Taku qe ka guximin te luftoje e t'u jape dermen armiqve tane, por Agron Tufa nuk e ka kthyer Institutin e studimit te krimeve te komunizmit ne seksion te Ballit Kombetar, perkundrazi te gjitha partite e reaksionit jane kthyer ne celula te Agron Tufes e te Institutit te tij, dhe per kete duhet goditur se ka devijuar e tradhetuar vijen e partise tone .

Agron Tufa ka kurajon jo te nxije por te beje sterre mashtrimet tona shoke. Ne fakt ai nuk eshte marre me luften as me deshmoret e herojte se nuk eshte kjo pune e tija, por ai ka shkelur ne derrase te kalbur, ka pare ato qe nuk duheshin pare, ka pare krimet tona, masakrat e regjimit tone te ndritshem komunist. Ai ka guxuar e ka botuar disa histori tronditese te fatit te zi shqiptar ne kohen e regjimit komunist.

Nuk ka helm Agron Tufa e Instituti i tij, por eshte pelin, i idhte pelin. 

Te hyj ne teme e te jem me konkret ne deshmine time.

Armiku Agron Tufa mori pjese dhe ne emer te tij e te Institutit te tij, ne emer te gjithe te persekutuarve te vendit pershendeti me 12 qershor 2018 ne inagurimin te bustit te poetit martir Havzi Nela ne Kukes qe ia ndertoi kryetari Bashkim Shehu. 

Nuk e la me kaq, por ne Sesionin perkujtimor per poetin Havzi Nela qe u be po ate dite ne sallen e madhe te pallatit te kultures ne Kukes, armiku Agron Tufa ishte bashkedrejtues me Rexhep Shahun dhe orator, kumtues.

Ky armik, u angazhua me te madhe duke sjelle materiale te shumta armiqesore per revisten speciale Illz, reviste letrare e Tiranes, nr. 14 kushtuar shkrimtareve martire, reviste qe e boton Klubi i Poezise dhe e sponsorizon humanisti Flamur Hoxha.

Ky armik u perfshi me shkrim ne librin Shkrimtaret per Havzi Nelen - Shpirti i lire i Lumes, mes 58 shkrimatareve te tjere dhe nxoren kete liber te jashtezakonshem nderimi, liber qe e sponsorizoi po Flamur Hoxha.

Me 10 gusht 2018 armiku Agron Tufa mori pjese dhe ligjeroi ne inagurimin e shtepise se poetit martir Havzi Nela ne fshatin e tij Kollovoz qe ia ndertoi bashkia Kukes ne 30 vjetorin e varjes.

Armiku Agron Tufa u perfshi ne pergatitjen e numrit 16 te revistes Illz, reviste letrare e Tiranes per poetin martir Trifon Xhagjika dhe eshte perfshire qe heret ne veprimtari armiqesore duke shkruar per poezite e Trifon Xhagjikes.

Armiku Agron Tufa nuk u mjaftua me kaq por me Institutin ne tij u be pale me Klubin e Poezise dhe mori pjese ne pelegrinazhin e radhes te shkrimtareve ne Berzheste te Librazhdit tek shtepia e poeteve martire Vilson Blloshmi e Genc leka me 29 mars 2019. 

Epo kjo eshte e tepert shoke. Armiku Agron Tufa nuk ze mend, eshte i pandreqshem dhe kembengules ne veprimtarite e tij armiqesore.

Para se te shkonte me shkrimtaret ne Librazhd ai redaktoi librin Shkrimtaret martire Genc leka e Vilson Blloshmi ne shtypin e kohes, liber qe e sponsorizoi Flamur Hoxha dhe u promovua ne oborrin e shtepise kulle te Vilson Blloshmit ne Berzheste.

Kjo eshte deshmia ime vetem per vitin e fundit nga veprimtaria e armikut Agron Tufa. 

Deshmite e mia ndaj armikut Agron Tufa po i ilustroj me fotografi qe te jem bindes per partine tone te lavdishme te punes.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat