Policia procedon 7 persona, kush janë shtetasit që i vunë zjarrin vendit javët e fundit

Shqipëria

Policia procedon 7 persona, kush janë shtetasit që i vunë zjarrin vendit javët e fundit

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:28
Ilustrim

7 persona janë proceduar penalisht nga policia e shtetit për zjarrvënie të qëllimshme në territore të ndryshme të vendit, në një çështje e cila është kthyer dhe në vëmendjen e politikës.

Policia njofton se ka vënë në pranga për shkatërrim të pronës me zjarr dhe ndotje të ajrit shtetasit e mëposhtëm:

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

– F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur disa barishte i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur rreth 3 hektarë kullotë dhe shkurre.

– A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë Llobonicë”, afër këtij fshati, ka djegur rreth 5 dynym pyll.

– E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Floqit”, ka ndezur një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 4000 m² me shkurre.

– O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi në vendin e quajtur “Kamina”, ky shtetas ka djegur aksidentalisht me një cigare një sipërfaqe 20 m² bar, duke ndotur ajrin.

– M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur rreth 2 dynym bar në tokën e tij, me qëllim pastrimin e saj, duke ndotur ajrin. –

S.L, banues në Korçë, pasi ky shtetas në tokën e tij ka djegur disa mbeturina dhe goma duke ndotur ajrin. –

S.P, banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në afërsi të tokës në pronësi të saj, ka djegur mbeturina duke ndotur ajrin. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat