Mbyti gruan me litar dhe fshehu krimin, 35 vite burg për Namik Velajn

Shqipëria

Mbyti gruan me litar dhe fshehu krimin, 35 vite burg për Namik Velajn

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:53
Foto

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Namik Velajn, i cili vrau bashkëshorten dy vite më parë dhe u përpoq të fshihte krimin.

Ndërsa mjeku Ilir Tanku, i cili punonte si mjek i qendrës shëndetësore të qytetit, i cili u shpall fajtor për "Shpërdorim detyre" u dënua me 2 vite burg, por gjykata pezulloi dënimin dhe do të shlyhet me 4 vite shërbim prove. 

Sipas prokurorisë, Velaj ka vrarë bashkëshorten e tij në banesën e tyre, duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes, ndërsa krimi është zbuluar një vit pas ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat