72 aplikantë certifikohen për udhërrëfyes turistik

Shqipëria

72 aplikantë certifikohen për udhërrëfyes turistik

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:56
Blendi Klosi

Shpërndahen 72 certifikatat e para për udhërrëfyesit turistik të licencuar.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të tyre, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e vlerësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm jo vetëm për profesionin e udhërrëfyesit, por sidomos për informacionin cilësor, që do ti përcillet turistëve të huaj dhe vizitorëve vendas.

”Nga ky moment ne kemi zyrtarisht guida të licencuara në disa fusha, që hapin rrugën për të vazhduar me këtë profesion, që për mua duhet ta tentojmë deri në fund për ta shpallur edhe profesione të lira. Kjo për të shtuar gjithmonë e më shumë cilësinë e ofrimit të shërbimit. Sot kemi vetëm 5 institucione të licencuara nga komisioni shtetëror për dhënien e këtyre trajnimeve. Do doja shumë të kemi më shumë, 2 janë në proces, kemi pra 7 institucione që kërkojnë ta marrin këtë detyrë, por do doja të kemi shumë më shumë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Berat, Shkodër, Vlorë, sidomos ku ka universitete, por ajo që do doja më shumë është që të rritet edhe cilësia edhe konkurrenca”, tha ministri Klosi.

Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, rezulton se për guida profesionale të certifikuara kanë aplikuar 99 aplikantë, nga të cilët vetëm 72 kanë e kaluar me sukses, ndërsa të tjerët janë në procesin e plotësimin të dokumentacionit.

”Ne duhet të kemi së bashku një diskutim se cilat janë zonat ku guidimi duhet bërë vetëm nga profesionistë, që të mos lejojmë që të kemi njerëz të palicencuar dhe jo profesionistë që e bëjnë këtë punë. Na duhet nga ju një informacion i plotë se cilat janë vendet që vizitohen më shumë, ku janë vendet që kanë nevojë për double check nga shteti apo për të qenë më të pastra, më të sigurta. Natyrisht të ketë më shumë përpjekje nga pushteti lokal për pastërtinë, për menaxhimin, për trajtimin e mbetjeve të ngurta, mbetjeve urbane”, tha ministri Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat