Shpërthen Bushati: Të gjejmë gjuhën për të ecur përpara. Jo më nostalgjik të së shkuarës

Shqipëria

Shpërthen Bushati: Të gjejmë gjuhën për të ecur përpara. Jo më nostalgjik të së shkuarës

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:38
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati i është drejtuar sot socialistëve të vjetër, Gramoz Ruçit, Musa Ulqinit dhe Pandeli Majkos se është koha për të parë përpara dhe jo për të qenë nostaligjik i së shkuarës.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ai kërkoi që Shqipëria të marrë shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë.

Ka ardhur koha tha Bushati që edhe shqiptarët të gjejnë gjuhën me njëri - tjetrin.

"Kur e gjeti Greqia dhe Maqedonia, pse mos e gjejnë gjuhën shqiptarët me njëri-tjetrin", u shpreh i revoltuar Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit

Ne jemi në një udhëkryq të madh. Lexova një artikull të "FT" një prej gazetave prestigjioze. E dini me çfarë hapej faqja e parë? Me  foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Greqisë, për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!

A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? 

Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë. 

Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara? 

Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?

Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish. 

Po 30-vjeçarët që nuk e dinë çfarë ishte komunizmi si do t'ja shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo në raport me Evropën dhe vlerat demokratike. 

 Do vazhdojmë ti themi ishte faji i Enverit?!

 30 vjet është më shumë se nga shpallja e pavarësisë shtet në 1912 dhe në fillimin e luftës së dytë botërore apo pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftrave botërore. 

30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë shqiptarët.

Është momenti i fundit të shikojmë nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat