Shkatërrohen bandat italo-shqiptare të drogës - Bota Sot
Shkatërrohen bandat italo-shqiptare të drogës

Shqipëria

Shkatërrohen bandat italo-shqiptare të drogës

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:52
Foto

Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të operacionit të koduar “Nuevo Sol”, për shkatërrimin e dy grupeve të trafikut të lëndëve narkotike nga Peruja e Kolumbia drejt Italisë.

Lënda narkotike, marijuanë, kokainë e hashash transportohej nga Peruja dhe Kolumbia në Spanjë dhe më pas drejt Italisë.

Në operacionin ku morën pjesë më shumë se 100 punonjës policie, u arrestuan shqiptarët me inicialet S.E e M.C, ndërsa mes të ndaluarve është dhe një kapo, ultras i tifozerisë së skuadrës së Bolonjës. 6 prej të arrestuarve janë lënë në arrest me burg, 3 të tjerë në arrest shtëpie e 3 të tjerë në detyrim paraqitje.

Dy grupet e drogës vepronin kryesisht njëri në qytetin e Bolonjës dhe tjetri kryesisht në provincën e Bolonjës, teksa përdornin shumë rrallë dhe me kujdes telefonin, dhe kishin një gjuhë të kriptuar për e thirreshin me nofka me njëri-tjetrin për të mos u identifikuar në rast përgjimesh.

Hetimet për grupin kanë nisur në vitin 2016 pas arrestimit të një korriereje që transportonte kokainë. droga e fortë hynte në Itali e fshehur brenda shisheve të pijeve dhe në valixhe me fund të dyfishtë. nënkoloneli Marco Francesco Centola për gazetarët se gjithë të arrestuarit ishin tepër të kujdesshëm për të mos rënë në sy të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...