Rrumbullaku: Punësimi i studentëve ekselentë në administratë, model që duhet të vazhdojë

Shqipëria

Rrumbullaku: Punësimi i studentëve ekselentë në administratë, model që duhet të vazhdojë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:10
Olti Rrumbullaku

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Olti Rrumbullaku, u shpreh sot gjatë takimit të bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë mbi ecurinë e Paktit për Universitetin, se punësimi i studentëve të ekselencës në administratë, është një model që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ky model është një përputhje e mirë mes produktivitetit që nxjerr Universiteti dhe nevojës që administrata publike ka për burime njerëzore”, – tha Rrumbullaku.

Ai theksoi se, “në vijim Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në dhe administrata ka nevojë për staf të kualifikuar dhe institucioni ka nevojë për punësimin e studentëve ekselentë, të cilët janë shembulli i më të mirëve”. Ndaj ky model bashkëpunim duhet të vazhdojë, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat