Rama "shigjeton" sërish rektorin e Universitetit të Tiranës

Shqipëria

Rama "shigjeton" sërish rektorin e Universitetit të Tiranës

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:22
Edi Rama

 

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish, rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Gjatë fjalës së tij me studentë dhe pedagogë, ai përsëriti se shumica e problematikave që kanë studentët dhe universitetet janë për faj të rektorit.

Rama: Biblioteka digjitale është në funksion por ju nuk e hapni dot. As ju dhe fatkeqësisht asnjë fakultet tjetër i Universitetit të Tiranës. Po ashtu është shumë e vështirë gjithë pjesa e ndërveprimeve te tjera. Shkaku është rektorati i Universitetit dhe rektori i Universitetit. Më e bukura në gjithë këtë histori është që juve jeni si ata që pinë kafe në anën lindore të Berlinit, që çdo gjë e kërkoni te qeveria, ndërkohë që kjo është pjesë e keqadministrimit nga ana e rektorit të Universitetit.

Problemi jonë është që autonomia universitare është më e madhe se dje. Nuk është rritur sensi përgjegjësisë bashkë me zgjerimin e hapësirës për autonomi.

Studentët shkojnë te ministria, ndërkohë që shumë nga ato pika të protestës nuk i kishin adresën te ministria. I kanë adresat në rektorat.

Rektorin e UT e keni zgjedhur ju, nuk e kemi zgjedhur ne dhe ka detyrimin të përgjigjet para zgjedhësve të vet, por ka dhe fatin që zgjedhësit e vet kur duhet të përgjigjet ai nisen për te ministria dhe ai rri atje. E them për herë të tretë, më vjen keq që flas kështu, por s'ka mënyrë tjetër për të folur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat