Murrizi i mbyll derën Bashës, Ramës dhe Kryemadhit: Nuk ka marrëveshje që ju ruan pashallëkun

Shqipëria

Murrizi i mbyll derën Bashës, Ramës dhe Kryemadhit: Nuk ka marrëveshje që ju ruan pashallëkun

Më: 3 prill 2019 Në ora: 22:03
Myslim Murrizi

Kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se ai vetë dhe deputetët që po vijnë në Parlament nuk do të bëjnë asnjë lloj marrëveshje që ruan pashallëkun e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Pjesë nga biseda në studio: 

Murrizi: Asnjë marrëveshje që ruan pashallëkun e Ramës, Bashës, Monikës, nuk do ta votoj jo vetëm unë, por edhe ata që vijnë pas meje. Dy duhet të ishin botuar sot, por KQZ me mision politik nuk u mblodh dje, do të mblidhet nesër. 

Hila: Ka një lloj sabotimi nga KQZ? 

Murrizi: Jo jo. Për arsye objektive nuk është mbledhur. 

Bushati: Jo, se kanë qëllim ata. E zvarrizin procesin. 

Hila: E zvarrisin që të mos futen të tjerët? 

Bushati: Po normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat