Studentët ekselentë të Juridikut, nisin punë në ministrinë e Drejtësisë

Shqipëria

Studentët ekselentë të Juridikut, nisin punë në ministrinë e Drejtësisë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:17
Etilda Gjonaj

Studentë ekselentë nga Fakulteti i Drejtësisë kanë nisur punë në ministrinë e Drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama duke përshëndetur punësimin e tyre theksoi se kjo ka ardhur falë 9-ave dhe 10-ave që ata kanë arritur në studime.

“Më të mirët e Fakultetit të Drejtësisë, kanë nisur punë në ministri falë 9/10-ave të tyre”, theksoi kryeministri Rama.

Studentët e ekselencës kontribuojnë në Ministrinë e Drejtësisë, për Kodifikimin, Rregullimin e Profesioneve të Lira dhe Politikat Antikorrupsion.

Këta studentët që janë punësuar në kuadër të “Paktit Për Universitetin” në Ministrinë e Drejtësisë zhvilluan një ditë më parë edhe një takim me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku diskutuan për rregullimin e profesioneve të lira dhe politikave antikorrupsion, si pjesë e punës dhe prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

Punësimi i studentëve ekselentë në administratën shtetërore përbën një premtim të mbajtur të qeverisë në kuadër të “Paktit Për Universitetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat