Shtyhet për 23 prill seanca për Rovena Gashin, KPA i refuzon motrën si avokate

Shqipëria

Shtyhet për 23 prill seanca për Rovena Gashin, KPA i refuzon motrën si avokate

Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:31
Foto

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyn për me 23 prill seancën gjyqësore për ankimin e Rovena e Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën e sotme ku ishte e pranishme dhe vetë ish-prokurorja,  KPA refuzoi kërkesën e  Gashit për tu asistuar nga e motra e saj Ema Gashi në këtë proces.

KPA e ftoi Gashin të zgjedhë një ndihmës tjetër ligjor nëse e sheh të arsyeshme.

Ema Gashi reagoi ndaj vendimit duke u shprehur: Nuk mund të mbyllet seanca, kisha kërkuar fjalën. Ne jemi hetuar familjarisht pa asnjë arsye.

Në nisje të seancës kryesuesja e trupës gjykuese Albana Shtylla tha se ONM ka paraqitur një gjetje për ish-prokuroren Rovena Gashi.

Ndërkaq Ema Gashi bëri me dije se janë njoftuar për një tjetër vëzhgues ndërkombëtar.

Gashi: Mund të na shpjegoni arsyet e ndërrimit të tij?Ne kërkojmë që trupi gjykues të shprehet nëse unë jam legjitime si ndihmëse ligjore.

Trupa gjykuese përbëhet si më poshtë:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Gashi e shkarkuar që në korrik të 2018

Më 25 korrik të 2018, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, u shkarkua nga detyra.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat