Florenc Hoxha dhe 6 protestues mbeten në burg, Balliu: Këto janë gjykata të ERTV-së, minj të Rilindjes

Shqipëria

Florenc Hoxha dhe 6 protestues mbeten në burg, Balliu: Këto janë gjykata të ERTV-së, minj të Rilindjes

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:25
Klevis Balliu

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 7 nga protestuesit e arrestuar në protestat e opozitës. Mes personave për të cilët Apeli refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" të shkallës së parë është edhe Florenc Hoxha dhe Dorian Protoduari.

Jashtë gjykatës, deputeti demokrat Klevis Balliu tha se këto janë gjykata politike dhe se protestuesit po mbahen në burg pa asnjë provë kundër tyre.

Balliu: Kemi dy muaj që shohim vetëm protestues të arrestuar që mbahen në arrest me burg sepse shikohen si të rrezikshëm. Ata nuk janë të rrezikshëm ndaj shoqërisë por pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Kemi parë në gjyqe të ndryshme sesi njerëz të përfshirë në vrasje janë hetuar në gjendje të lirë apo arrest shtëpie. Ndërsa protestuesit i arrestojnë dhe gjykatat vendosin arrest me burg për këta qytetarë për të cilët nuk ka asnjë provë. Këto janë gjykatat e ERTV dhe gjykatat e Rilindjes. 

Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të vijë Edi Rama këtu dhe ti japë vete vendimet.Këto gjykata janë kthyer në gjykata qesharake, politike.Ky njeri është në ditët e tij të fundit dhe gjithë këta luanë protestash që po përballen me këtë qeveri ilegjitime do të tajtohen siç duhet trajtuar luani në një qeveri që do të vijë nga votat e lira dhe minjtë e haleve të rilindjes do të trajtohen siç duhen trajtuar minjtë e halet.

Arrest me burg

Mariglen Doçi

Dorian Protoduari

Ilir Hamedani

Ferit Dankshi

Saimir Rexhepi

Florenc Hoxha

Agim Peposhi

Arrest shtëpie

Pal Daija

Gazmir Bekshiu

Aldi Spaho

Ermir Bruka

Emiljano Mustafa

Ankimim nga prokuroria që janë refuzuar nga gjykata

Klajdi Poci

Denaldo Buzi

Eduart Buzi

Florjan Zeneli

Jeton Spahiu

Ali Bruci

Kenin Kastrati

Flamur Rraja

Edison Tahiri

Elidian Buzi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat