Policia gjyqësore fut në 'sherr' PS, Xhafaj: Janë sekserë të prokurorëve

Shqipëria

Policia gjyqësore fut në 'sherr' PS, Xhafaj: Janë sekserë të prokurorëve

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:03
Foto nga takimi

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh kundër vendosjes së policisë gjyqësore në Prokurori dhe Policinë e Shtetit. Sipas socialistit dualizmi do ta përkeqësojë situatën, pasi siç u shpreh ai për shumë vite policia gjyqësore ka shërbyer se sekserë e prokurorëve. 

Prania e dt strukturave të  policisë gjyqësore njëherësh në Prokurori dhe Policinë e Shtetit ka shkaktuar debate mes socialistëve në komisionin e ligjeve.

Diskutimet për projektligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore “ kanë nxjerrë në pah problemet e funksionimit të kësaj strukturë. Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj akuzoi policinë gjyqësore që për shumë vite kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve.

Xhafaj: Ky lloj dualizmi druaj se kjo zgjidhje mund ta përkeqësojë. Në seksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve shërbejnë si sekserë të prokurorëve.

Eksperti i Euralius u shpreh se vendosja e policisë gjyqësorë si në Prokurori dhe në Polici është parë me skepticizëm edhe nga ndërkombëtarët.

Eksperti i Euralius: Ne kemi dhënë alternativa, po sikur seksionet e prokurorisë të shikohet mundësia të bëhen ndihmës prokurorë. 

Socialisti Bashkim Fino nuk u bind nga relatorët për të votuar pro këtij projektligji, pasi për të është e panevojshme krijimi i dy strukturave. Kundër vendosjes së policisë gjyqësore u shpreh edhe kreu i kom të ligjeve.

Manja: A duhet të ketë policia e shtetit në përbërje të këtij seksioni oficerë të policisë gjyqësore? Mendimi im personal është jo.

Fino: Unë nuk mund të bëj ligj për 100 veta, ligjin e bëj për më shumë njerëz.

Për këtë projektligj, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, treguan interes të veçantë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, OSBE-së dhe  Euralius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat