“Babalja”, Salianji: Kreu i policisë së Fierit, mashtrues. Duhet të arrestohet

Shqipëria

“Babalja”, Salianji: Kreu i policisë së Fierit, mashtrues. Duhet të arrestohet

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:15
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha sot se drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por ai e ka takuar disa herë atë.

Kjo, sipas deputeti demokrat,  e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjëherë për dëshmi të rreme.

“Në datën 17 tetor Andon Marko ka deklaruar në prokurori se me Fredi Alizotin, dëshmitarin e rremë, është takuar vetëm 1 herë, pasi i është kërkuar në 1 qershor nga drejtori Albert Nushi.

Përgjimet e djeshme provojnë se ai është takuar disa herë me Alizotin e qeverisë dhe ka folur dhjetëra herë nga qershori në Tetor, por prokuroria, në vend që t’i vinte prangat për dëshmi të rreme, hesht.

Heshtja e prokurorisë për shkeljet e rënda me dosjen e manipuluar kundër opozitës dhe sajimin e një dëshmitari për të mbrojtur pushtetin kriminal të Edi Ramës e bën atë, përtej çdo dyshimi, pjesë të skemës qeveritare të manipulimit.

Sot Andon Marko duhet të ishte shkarkuar nga Policia si punonjës i padenjë i saj, si bashkëpunëtor i banditëve dhe trafikantëve, por në shtetin bandit të Edi Ramës Andon Marko gradohet në postin e Drejtorit të Policisë së Fierit, si shpërblim për pjesëmarrjen në skemën e shpikjes së dëshmitarit të rremë për llogari të “Shefit të Madh” në Tiranë”, tha Salianji gjatë nj deklarate për mediat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat