Paralajmërimi i Klosit: Inspektorët e Mjedisit përgjegjësi penale për gropat e gëlqeres

Shqipëria

Paralajmërimi i Klosit: Inspektorët e Mjedisit përgjegjësi penale për gropat e gëlqeres

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:50
Blendi Klosi

Ministri Blendi Klosi ka paralajmëruar inspektorët e mjedisit se do të mbajnë përgjegjësi penale nëse do të lejojnë hapjen e gropave të reja të gëlqeres në Malin e Krujës.

Klosi: Është e pafalshme që ne dhe i gjithë opinioni publik të lejojmë që kjo zonë të dëmtohet. 

Teksa mori pjesë në aksionin për mbylljen e furrës së fundit të gëlqeres, Klosi theksoi se do të ketë kontrolle të vazhdueshme në terren për të ndaluar këtë veprimtari, shkatërruese për mjedisin.

Klosi: Fakti që nuk ka sot asnjë furrë gëlqere nuk do të thotë që nuk do të ketë tentativa të tjera, por për këtë ne jemi të mirëangazhuar që inspektorët e mjedisit, të terrenit dhe agjencitë e zonave të mbrojtura të jenë gjithmon në terren edhe të kontrollojnë në vazhdimësi nëse do të ketë sërish tentativa për të krijuar gropa të reja gëlqereje.

Aksioni për mbylljen e 12 guroreve dhe 26 furrave gëlqerore në Krujë vjen pas krijimit të task forcës së katër ministrive. Kontrolle do të ushtrohen edhe ndaj 300 guroreve që operojnë në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat