A do të rikthehet opozita në Parlament? Basha i sigurt: Kemi mbështetjen e partnerëve gjermanë

Shqipëria

A do të rikthehet opozita në Parlament? Basha i sigurt: Kemi mbështetjen e partnerëve gjermanë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:41
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për DW, u pyet nëse opozita do të rikthehet në Parlament.

“Dhe jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë agjendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvëndësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër. Shkon përtej thjeshtë organizimit të zgjedhjeve të ndershme e të lira për një herë, ne duam duam një reformë të thellë, një transformim të thellë të demokracisë shqiptare. Ne duam vlerat e vërteta europiane. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri, të garantojmë se parlamenti i ardhshëm të jetë me të vërtetë Parlament dhe jo thjesht një noter i kryeministrit. Të garantojmë që reforma në në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të suksesëshme penale”, tha Basha midis të tjerash.

Kreu demokrat tha se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra dhe qeveri të kapur nga krimi.

“Në Evropë nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keq-qeverisja dhe me një Parlament të zgjedhur nga populli shqiptar. Kur bie vota e lirë ka rënë demokracia”- shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat