Rama-Calavera, diskutohet përparimi në Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Rama-Calavera, diskutohet përparimi në Reformën në Drejtësi

Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:10
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me përparimin e Reformës në Drejtësi dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Europian.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Calavera ka nisur sot vizitën dyditore në Shqipëri, ku do të takohet edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministren e Financave, Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në kuadër të kësaj vizite, ajo do të marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, si dhe do të kryesojë takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Gjithashtu ajo do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile mbi çështjet e të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat