Deputeti socialist, i prerë: Nuk ka zgjedhjet të parakohshme

Shqipëria

Deputeti socialist, i prerë: Nuk ka zgjedhjet të parakohshme

Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

Gjatë një interviste televizive, deputeti socialist theksoi se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të mbajnë përgjegjësi për listat e deputetëve që kanë dorëzuar, duke shtuar se nuk është ky rasti për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

“LSI e PD të mbajnë përgjegjësi për listat që kanë. Nuk mund të ketë zgjidhje ekstra ligjore apo ekstra procedurale. Kryeministri Rama ka thënë dje që nuk mund të ketë zgjedhje jokushtetuese. Zgjedhje të parakohshme, Kryeministri ka tagër për të kërkuar, por nuk është ky rast. 2017 nuk ka për t’u përsëritur, edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve kanë qenë uniforme. Qeverinë tranzitore e patën në dorë në 2017, nuk ka asnjë lloj baze ligjore në këtë situatë të ketë një të tillë. Legjitimiteti i një procesi nuk e cenon pjesëmarrja e PD apo LSI. Qëndrimet do të reflektohen edhe në qëndrime të elektoratit, do të mbajnë përgjegjësitë e veta politike”, – theksoi Shameti.

Deputeti socialist foli edhe për reformën zgjedhore duke theksuar se “në vendimin e Kuvendit për Komisionin e Reformës Zgjedhore thuhej se ndryshimet në ligjin zgjedhor që të kalohen, duhet me dakordësimin e dy kryetarëve të komisionit, pra nuk bëhet fjalë për unanimitet. Dje në seancë u zgjat afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ne kemi lënë një paragraf që kryesuesit të opozitës t’i jepet e drejta që të ketë (edhe pse nuk është deputet) të ketë statusin e bashkëkryetarit. Do ketë statusin e vëzhguesit. Nga pikëpamja formale. Ky person është një përfaqësues i PD. PS që herët ka shprehur gatishmëri dhe angazhim për t’i zbatuar rekomandimet e OSBE”, – theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat