Në burgje, 980 të dënuar për drogë. Shumica e të burgosurve, kultivues të hashashit

Shqipëria

Në burgje, 980 të dënuar për drogë. Shumica e të burgosurve, kultivues të hashashit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:07
Neko Bruhamaj

“Jetoj me toka dhe bagëti. Kam dy muaj që kam dalë, kam edhe 5 muaj me kusht. E provova një herë me hashash dhe nuk më eci”.

Në burgje vuajnë dënimin për çështje droge 980 persona. Neko Bruhamaj, i dënuar më herët për kultivim kanabisi bashkë me të vëllain, ka lënë fshatin dhe është rikthyer sërish te Krimet e Rënda, kësaj radhe pozita e tij është rënduar pasi një pjesë e grupit, mes të cilëve edhe piloti që transportonte drogë, janë nën gjykim në Itali.

“Po tani më çudit kjo akuzë e re, që në Itali vetëm në televizor e kam parë, jo të bej trafik. Nuk them as për avion, as për helikopterë. Di këtë që kam bërë, e kam provuar në gjykatë këtu .Kur mbillet hashashi, nuk e shesin të gjithë dhe nuk e çojnë të gjithë në Itali, as në Gjermani, e bëjnë dhe kush vjen e mbledh, e shet”, tregon Bruhamaj.

Si Neko, i cili është me dënim alternativ, shërbimi i provës deklaron se ka nën mbikqyrje aktualisht edhe 135 të tjerë, ku kryesojnë të dënuarit me kusht nga Qarku i Vlorës, Shkodrës dhe Kurbinit, rrethe këto të evidentuara edhe më herët si zona ku mbillet më shpesh hashash.

Kultivimi i kanabisit vazhdon të mbetet shqetësim serioz për autoritetet. Vetëm për vitin 2018, policia referoi në prokurori 208 burra nën akuzë për kultivim kanabisi, prej të cilëve 87 janë në kërkim. Për këtë shkak, si çdo vit policia ka nisur ndërgjegjësimin e publikut, por edhe kontrollet jo vetëm në parcela e pyje, por edhe në objekte të veçanta, sikurse parcelat.

Por, në dosjen për të cilën u dënua Neko Bruhamaj dhe të tjerë, antimafia në Itali arrestoi edhe Vilson Lamajn, i riu që kishte vendosur kontakte përmes të afërmve me kultivuesit dhe që transportonte me avionë të vegjël ngarkesa droge nga fshatrat e Vlorës drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat