Gazetari Artan Hoxha zbulon detaje të frikshme nga vrasja e 2 vëllezërve në Shkodër

Shqipëria

Gazetari Artan Hoxha zbulon detaje të frikshme nga vrasja e 2 vëllezërve në Shkodër

Më: 5 prill 2019 Në ora: 07:03
Artan Hoxha

Detaje të reja ka nxjerrë në studion e emisionit “Opinion” këtë mbrëmje gazetari Artan Hoxha për vrasjet në Shkodër.

Sipas tij situata në qytet është e rëndë, ndërsa tani nuk po goditen vetëm anëtarët e bandave por dhe familjarët e tyre.

Sipas opinion.al, Hoxha tha se ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali pasi është qëlluar me automatik nga distanca, autori është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.

“Bilanci i tre ngjarjeve të fundit, Ferracakut dhe dy vëllezërit Bilali nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Tek ngjarja e fundit, vëllezërit nuk ishin pjesëtarë të grupeve kriminale. Fakti që autorët kanë përzgjedhur të godasin dy vëllezërit, janë përdorur një automatik dhe një pistoletë TT dhe një pistoletë që ka qenë e Astrit Bilalit. Pasi janë qëlluar, autori iu është afruar dhe i ka qëlluar në kokë. Edhe tek Arjan Ferracaku e ka goditur nga distanca dhe i ka shkuar nga afër dhe e ka qëlluar në kokë”, tha gazetari.

Sipas tij policia e di se kush i bën këto vrasje, por ende nuk ndërhyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat