Pasaporta juaj në prag skadimi? Këshilla që ka ambasada e SHBA-së

Shqipëria

Pasaporta juaj në prag skadimi? Këshilla që ka ambasada e SHBA-së

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:48
Ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA-ve këshillon të gjithë ata shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Amerikës, por kanë një pasaportë në prag të skadimit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në Facebook këshillon të gjithë ata shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Amerikës, por kanë një pasaportë në prag të skadimit.

Ambasada ju kujton se referuar ligjit amerikan një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.

Postimi i Ambasadës së SHBA

Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re. #pyetanen

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat