Tërmet 3.2 ballë në Sarandë

Shqipëria

Tërmet 3.2 ballë në Sarandë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:51
Foto

Mëngjesin e ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është shënuar në qytetin e Sarandës. Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Në njoftim thuhet se tërmeti ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka qenë me epiqendër në jug të Piqerasit, 4 km veri-perëndim në Lukovë,  me thellësi 20 km.

Ndërkaq nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat