I riu nga Tirana kapet në Fier me tre klandestinë në mjet

Shqipëria

I riu nga Tirana kapet në Fier me tre klandestinë në mjet

Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:08
Ilustrim

Një 20 vjeçar nga Tirana është arrestuar në Fier për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H.

"Pas një pune hetimore të policisë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrant të paligjshëm, në aksin rrugor Fier-Levan u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit i cili në momentet e para ka tentuar t'i largohet policisë" sqaron policia.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit" për 3 shtetasit e huaj që ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë", "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat