Tjetër kandidat i PD pranon mandatin e deputetit, shkon në 102 numri i deputetëve në Kuvend

Shqipëria

Tjetër kandidat i PD pranon mandatin e deputetit, shkon në 102 numri i deputetëve në Kuvend

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:44
Pamje nga takimi

Një tjetër kandidat në listat e Partisë Demokratike ka pranuar mandatin e deputetit.

Arlind Çaçani, kreu i FRPD në Kolonjë ka dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

Bashkë me Çaçanin shkon në 102 numri i deputetëve. Korab Lita mori mandatin ditën e djeshme dhe pritet të betohet në seancën e radhës plenare, ndërsa Halil Jakimi do të marrë mandatin pasi të pranohet dorëheqja e tij si Këshilltar Bashkiak në Bulqizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat