Bulqizë, motër e vëlla i shpërthen granata, vdes 10-vjeçari

Shqipëria

Bulqizë, motër e vëlla i shpërthen granata, vdes 10-vjeçari

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:01
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një granate ka humbur jetën një 10-vjeçar, ndërsa është plagosur motra e tij 7-vjeçare..

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kokërdhak të Fushë-Bulqizës dhe mësohet se granata ka shpërthyer teksa fëmijët ishin duke luajtur.

Mësohet se vajza e plagosur është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia po punon për rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat