Rama, i ashpër me kryebashkiakun e Kukësit: Je qesharak!

Shqipëria

Rama, i ashpër me kryebashkiakun e Kukësit: Je qesharak!

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e zhvilluar në Kukës paralel me takimin e tij.

Në “Twitter”, Rama e cilëson kryetarin e Bashkisë Kukës qesharak për faktin që i ka zënë rrugën me administratën.

“Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull?Oh ç’derexhe!”-shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat