Një kryebashkiak qesharak që del e zë rrugën e Kukësit me administratën

Shqipëria

Një kryebashkiak qesharak që del e zë rrugën e Kukësit me administratën

Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me protestën e mbështetësve të opozitës të shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Kukësit.

Ai u shpreh se kryebashkiaku del e zë rrugën e Kukësit me administratën në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit.

“Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e zë rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull. Oh ç’derexhe!”, shprehet Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat