Drejtoresha për BE-në: Të rifillojë dialogu ndërpartiak

Shqipëria

Drejtoresha për BE-në: Të rifillojë dialogu ndërpartiak

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:34
Genoveva Ruiz Calavera

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera, ka bërë të ditur pritshmëritë e Bashkimit Europian ndaj vendit tonë.

Në një postim në Twitter, Calavera, e cila po zhvillon një takim në Tiranë, shkruan se BE pret që të fillohet dialogu ndërpartiak, ndërsa shton se qeveria duhet të përparojë në rekomandimet e ODIHR-it.

“BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë. BE pret rifillim të dialogut në mënyrë konstruktive. Qeveria të përparojë në rekomandimet e ODIHR-it”, shkruan Calavera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat