Basha takon studentët: Anulojmë ligjin e arsimit dhe kontratat e oligarkëve

Shqipëria

Basha takon studentët: Anulojmë ligjin e arsimit dhe kontratat e oligarkëve

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:39
Lulzim Basha

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me studentë, u tregua kategorik për anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

“Jo thjesht të anulojmë këtë ligj korruptiv që ditën e parë në qeveri, por të kemi gati në mënyrë transparente ligjin e ri për arsimin e lartë me standarde evropiane”, deklaroi Basha.

Kontratat e oligarkëve do të anulohen, tha Basha, për t’i dhënë arsimit një buxhet më të madh: “Një prej vendimeve të para do të jetë anullimi i kontratave jo vetëm i dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualfikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri”.

Ai premtoi një Parti Demokratike të hapur edhe për studentët: “Çelësin që sot e kanë hedhur në lumë këta që kanë ndërtuar Shqipërinë përjashtuese, sepse e kanë mbyllur vendimmarrjen në duart e 10-15 kriminelëve, duhet të marrë fund dhe do të ndërtojmë bashkë Shqipërinë përfshirëse”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat