Banorët e Mbrostarit në protestë: S'kemi rrugë për të shkuar në shtëpi

Shqipëria

Banorët e Mbrostarit në protestë: S'kemi rrugë për të shkuar në shtëpi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 13:02
Protesta

Banorët e fshatit Mbrostar ankohen se ndërtimi i BY PASSIT të Fierit u ka bllokuar rrugën kryesore për në shtëpi në pikën ku po ndërtohet mbikalimi.

Sipas tyre janë 35 familje që u bllokohet rruga dhe nuk kanë asnjë mundësi tjetër alternative.

Në mbështetje ishte edhe ish deputeti demokrat Luan Baçi i cili tha se ministria e Infrastrukturës nuk ka qenë transparente me banorët.

Në mungesë të një zgjidhjeje të shpëjtë, banorët e Mbrostarit thanë se do të bllokojnë punimet në BY PASS dhe rrugën nacionale Lushnje-Fier. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat