Ruçi kërkon në Katar të hiqen vizat për shqiptarët

Shqipëria

Ruçi kërkon në Katar të hiqen vizat për shqiptarët

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:24
Gramoz Ruçi

Gjatë vizitës zyrtaret në Katar , kryeparlamentari Gramoz Ruçi në takimin me homologun e tij ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik si dhe ftoj sipërmarrësit që të investojnë në Shqipëri. 

Gjithashtu Ruçi gjatë bisedës me kryetarin e Parlamentit të Katarit u shpreh se është e nevojshme përshpejtimi i zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, siç është heqja e vizave për shqiptarët, si dhe bashkëpunimin në fushën e transporit ajror për fluturime direkte Doha-Tiranë. 

Ruçi i shoqëruar nga grupi i miqësisë me Katarin  kërkoi  mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat