Vendi vakant në KLP, prokurori Vate Staka kandidat i vetëm

Shqipëria

Vendi vakant në KLP, prokurori Vate Staka kandidat i vetëm

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:27
Foto

Prokurori i Shkodrës Vate Staka, është vetëm një hap larg karriges se anëtarit të këshillit të Lartë të Prokurorisë. Institucioni i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, që konsiderohet si “qeveria” e prokurorëve funksionon me vetëm 10 anëtarë, që pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit. Menjëherë pas këtij vendimi, kryeprokurorja e përkohshme hapi garën dhe ftoi të gjithë prokurorët e interesuar të garonin për vendin vakant në Këshill.’

I vetmi që paraqiti kandidaturën brenda afatit ligjor dy javor, ishte Vate Staka, i cili gjatë garës së parë, nuk i bindi dot kolegët prokurorë t’i jepnin besimin për t’i përfaqësuar në Këshill, ndonëse e ka kaluar me sukses testin e Vettingut.

Në kushtet, kur i vetmi kandidat është i vetuar, prokurorja e përgjithshme e përkohshme pritet të thërrasë mbledhjen e prokurorëve, për ta votuar Stakën. Çka do të thotë që automatikisht, prokurori i Shkodrës do të jetë anëtar i Këshillit.

E kundërta mund të ndodhë, vetëm nëse dështon mbledhja e prokurorëve, për shkak të mosarritjes së kuorumit. Burimet zyrtare pranë institucionit qendror të akuzës thanë për News24 se po diskutohet që mbledhja të zhvillohet me datë 11 prill e për këtë pritet vetëm urdhri i firmosur nga Arta Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat