Berat, i vë flakën vetes me benzinë në lulishten e lagjes

Shqipëria

Berat, i vë flakën vetes me benzinë në lulishten e lagjes

Më: 6 prill 2019 Në ora: 15:56
Foto

Një 63-vjeçar nga lagjia "Çelepias" në qytetin e Beratit,ka tentuar ti japë fund jetës,duke i vënë flakën pasi është lyer me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në lulishten e lagjes ku ai banonte dhe kanë qënë kalimtarët që kanë njoftuar patrrullën më të afërt të policisë që e kanë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit.  

Pasi ka marrë mjekimin në Kirurgjinë e Beratit,63-vjeçari ndodhet aktualisht i shtruar në dhomën nr.5 të këtij reparti. 

 Mjekët kirurgë deklarojnë se, i moshuari ka djegie të shkallës së dytë në të gjithë pjesën e poshtme të trupit. 

 Bashkëshortët Xhevair dhe Zhaneta Gjozi tregojnë se, shkak për këtë ngjarje janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat ata jetojnë.   

Xhevair Gjozi shprehet se, nuk e do më jetën për shkak se nuk kanë bukë të hanë.  

Ai pohon se, kjo gjendje e rënduar vazhdon prej shumë vitesh dhe ai është i sëmurë e nuk merr as pension e as kemp. Bashkëshortja e tij,Zhaneta Gjoni shprehet se, Xhevairi është i sëmurë dhe nuk merr asnjë kemp nga shteti. Ajo tregon se,prej shumë vitesh kujdeset për të e vetme dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë nga shteti për ta shtruar në qëndra të specializuar për kundesin e tij. Ajo i bën apel shtetit që ti lidhi një pension ose kemp pasi te dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike për të jetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat