Spaho: Fabrikim shtetëror i një dëshmitari të rremë kundër opozitës

Shqipëria

Spaho: Fabrikim shtetëror i një dëshmitari të rremë kundër opozitës

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:13
Edmond Spaho

Partia Demokratike tha sot se përgjimet zyrtare nga Prokuroria, provojnë skandalin mafioz të fabrikimit shtetëror të një dëshmitari të rremë kundër opozitës dhe medias në çështjen “Xhafaj”.

Nënkryetari i kësaj partie, Edmond Spaho tha se “përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror”.

Sipas tij, “skandali i publikuar dhe përpjekja e kupolës së shtetit për ta kaluar atë në heshtje, është radiografia e shtetit bandit”.

“Ndaj, kauza jetike për të rikthyer sundimin e ligjit dhe për të çliruar qeverisjen nga krimi, ka bashkuar shumicën e shqiptarëve rreth opozitës në betejën për liri, siguri dhe mirëqenie për të gjithë. Largimi i qeverisë së krimit do të jetë fitorja e parë e kësaj beteje”, tha Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat