4 orë në radhë për një vizitë tek kardiologu

Shqipëria

4 orë në radhë për një vizitë tek kardiologu

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:26
Një mjek kryen mbi 40 vizita në ditë në poliklinikën 10

Mbi 4 orë në radhë për të kryer vizitën tek kardiologu. Kjo është pamja e çdo dite në poliklinikën nr. 10 në kryeqytet. Qytetarët thonë se ka pasur raste që edhe pse kanë pritur me orë të tëra, janë larguar pa marrë konsultën e mjekut, pasi në këtë poliklinikë punon vetëm një kardiolog.

Duke qenë vetëm një kardiolog, numri i vizitave në ditë arrin deri në 40 pacientë. Poliklinika nr. 10 në Tiranë mbulon me kujdes shëndetësor tre zona; Paskuqanin, Tufinën dhe Kinostudion që përfshin disa mijëra banorë. Burimet thonë se drejtuesit e kësaj poliklinike kanë bërë shpesh kërkesa për shtimin e një tjetër kardiologu, por përgjigjia që kanë marrë është mungesa e specialistëve në këtë fushë.

Shpesh herë qytetarët i drejtohen urgjencës kardiologjike në QSUT për problemet e tyre. Tv Klan pyeti për këtë situatë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë ku thanë se e njohin problemin dhe se poliklinika nr.10 është e vetmja në kryeqytet që ka kardiolog dhe se pacientët mund t’u drejtohen klinikave të specialiteteve ose QSUT-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat