“Shpëtimtarët” në katastrofa natyrore, stërvitje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi

Shqipëria

“Shpëtimtarët” në katastrofa natyrore, stërvitje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:41
Foto

Në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Kir po trajnohen për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, në rast të katastrofave natyrore.

Janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Ushtrisë dhe Shërbimit Zjarrfikës të Shkodrës që në bashkëpunim me grupet e Emergjencës të Malit të Zi, po demonstrojnë aftësitë e fituara nga trajnerë kroatë.

E gjitha kjo vjen falë mbështetjes së Bashkimit Europian, në kuadër të programeve IPA që përfshijnë dy vendet fqinje, për të patur një strukturë të mirëfilltë emergjencash.

Për Shkodrën si një rajon i rrezikuar në vazhdimësi nga përmbytjet, kjo nisëm vlerësohet tejet frytdhënese për këto trupa.

Andris Tufi: Me qëllim kordinimin  dhe ndërhyrjet e përbashkëta në rast emergjencash.

Por përmbytjet janë problem edhe në anën tjetër të kufirit, veçanërisht në Ulqin.

Elvir Ceka: Kur rritet lumi Buna bëhen përmbytje të mëdha.

Stervitja “Kastrofat nuk njohin Kufi” mes strukturave emergjente të Shqipërisë dhe Malit të Zi, u përmbyll me dhënien e certifikatave për pjesmarrësit, që do të jenë edhe pjesë e strukturës së posaçme që do të ngrihet mes dy vendeve për rreziqet natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat