Ligji i duhanit, Shuperka: Tregtia e paligjshme po lulëzon

Shqipëria

Ligji i duhanit, Shuperka: Tregtia e paligjshme po lulëzon

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:20
Roland Shuperka

Në një intervistë për ‘BalkanWeb’, doktor Roland Shuperka, pjesë e grupit të punës shprehet kategorikisht kundër propozimeve që pritet të marrin forcë ligjore e që sipas tij janë në kundërshti me objektivat e OBSH pasi trajtojnë njësoj produktet e duhanit dhe cigaret elektronike. Amendimet ligjore që pritet ti bëhen ligjit antiduhan pritet të shtojnë dozën e sanksioneve ndaj subjekteve që kapen në shkelje, që ashpërsohen deri në heqje të licensës.

Eksperti pohon se qeveria është tërhequr tanimë nga propozimi fillestar që sanksiononte të drejtën e shitjes së produkteve të duhanit vetëm në pika të posacme.

Por a është faji i ligjit që ky i fundit zbatohet pjesërisht në tiranë dhe shumë më pak në rrethe? Për ekspertin e mirënjohur ligji është shumë i mirë por nuk zbatohet.

“Nëpër rrugët e Tiranës, shiten cigare, 30 cigare me 500 lekë të vjetra, 20 cigare. Mirë e bën që të rritet çmimi i cigareve që të jëtë sa më të shtrenjta dhe njerëzit me të ardhura të pakta që të kenë mundësi të blejnë më pak ose t’i largohen pirjes së duhanit. Njëkohësisht edhe për adoleshentët.

Ndërsa kur ti rrit çmimet dhe këtu shet produkte të pakontrolluara, të paçertifikuara, tregti të paligjshme atë herë t’i shkakton gropë në buxhetin e shtetit.

Ti ligjin për duhanin e ke shumë të saktë që nuk lejohen të shesin cigare të hapura.  Ty nuk të lejohet të shesës paketa cigaresh. Atëherë pse nuk i penalizon? Pra ti, je në gjendje nuk e zbaton këtë ligj. Nuk do ta zbatosh për shumë arsye si institucion.  E para është një gjë, që tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit po lulëzon në Shqipëri. Buxheti i Shtetit ka një dëmtim 60-70 milionë euro çdo vit.”-u shpreh Shuperka.

Përjashtuar Tiranën. Mjeku sjell në vëmendje  ndryshimet ligjore të bëra në 2013 për vendosjen e fotografive promocionale mbi cdo paketë cigare hyrja në fuqi e të cilit është shtyrë për vitin 2021

Pas 15 vitesh në krye të sektorit të duhanpirjes në ishp prej ku ka pak muaj që është larguar me dëshirën e tij, doktor shuperka apelon në mënyrë të përsëritur qeverinë në lidhje me tregëtinë e paligjshme dhe kontrabandën e cigareve që sipas tij ka kapur majat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat