Kadilli "shuan" shpresat: SHBA nuk ka paketë për zgjidhjen e krizës, Rama duhet të largohet

Shqipëria

Kadilli "shuan" shpresat: SHBA nuk ka paketë për zgjidhjen e krizës, Rama duhet të largohet

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:22
Fatbardh Kadilli

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mettheë Palmer, do të vizitojë Tiranën me 9 prill, ku do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në RTV Ora tha se nuk pritet që zyrtari i lartë amerikan të vijë me ndonjë paketë konkrete për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Çelësin e zgjidhjes ai e sheh te reflektimi i mazhorancës, që sipas tij deri tani nuk ka ndodhur.

Kadilli: Në dijeni time nuk ka një paketë konkrete por konsultime.Zgjidhja e krizës kërkon në radhë të parë një reflektim nga mazhoranca që ende nuk e kemi. Ende ne shohim një Kryeministër që sillet në mënyrë arrogante, vazhdon të luajë me skenë  e tij të bajatosur me bullizimin ndaj opozitës. Përveç dy-tre sinjaleve që vinë nga politikanë të rëndësishëm të spektrit të majtë,kam parasysh Majkon, Xhafaj dhe së fundi dhe Bushatin, janë reflektime të vogla.

Objekti ynë politik është rikthimi në Shqipëri i një sistemi zgjedhor të besueshëm dhe të pranueshëm nga palët. Kjo ka një parakusht, largimin e Ramës. Rama duhet të hapë rrugën dhe të largohet nga qeveria. Rama nuk mund të jetë kryeministër, e ka humbur të gjithë të drejtën të jetë një garant i një procesi zgjedhor.

Kadilli thotë se opozita është e hapur për ndryshimin e kodit zgjedhor, por kjo thotë ai kërkon mbi të gjitha një vullnet politik nga palët.

Kadilli: Sistemi zgjedhor mund të ndryshojë, mund të përfshijmë elementë të ndryshme ligjore, garanci të vogla apo të mëdha brenda sistemit ligjor, kodi elektoral nuk është ai që garanton.Ajo çfarë garanton zgjedhjet është standardi, vullneti politik. Ndaj mbi një vullnet politik dhe standard çdo lloj sistemi.. Ne jemi të gatshëm dhe Basha e ka shpallur një term që ka kaluar pa u vënë re, aksesi në politikë. Akses në politikë do të thotë të kemi kushte të barabarta për të garuar, të kemi mundësi që pushtetin ta kontrollojnë qytetarët. Të mos kemi më defektet që sistemi prodhon.Cili është një nga defektet? Lideri është i pakontrollueshëm, parlamenti kthehet në noterizues të Kryeministrit.Jemi të gatshëm ta ndryshojmë çdo gjë, jemi të gatshëm ta kthejmë edhe me kufizim mandatesh, një Kryeministër të mos jetë më shumë se dy mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat