'Granata i mori jetën 10-vjeçarit e i la të plagosur motrën', ngjarja tragjike në Bulqizë jehonë në mediat e huaja

Shqipëria

'Granata i mori jetën 10-vjeçarit e i la të plagosur motrën', ngjarja tragjike në Bulqizë jehonë në mediat e huaja

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:34
Foto

Disa nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e djeshme në një fshat të Bulqizës, ku dy fëmijëve motër e vëlla u shpërtheu një ganatë në duar. Nga ky shpërthim vogëlushi 10 vjeçar humbi jetën ndërsa motra e tij u plagos rëndë ku u transportua drejt spitalit të Tiranës për një ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Ngjarja në fjalë ka gjetur hapsirë në “Associated Press” ku shkruhet se se vogëlushi ndërroi jetë në vend pas shpërthimit të një granatës. “Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kocaj të Bulqizës, 130 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës”, raporton AP.

Gjithashtu në lidhje më këtë ngjarje të rëndë ka shkraur edhe gjiganti "Yahoo" të cilët e kanë vendosur këtë lajm si ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në botë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë familja Çupi në Bulqizë ka hapur dyert e mortit, pas vdekjes së djalit të tyre 11-vjeçar si pasojë e shpërthimit të granatës, një lajm i mirë vjen nga Tirana për gjendjen shëndetësore të fëmijës tjetër.  Pas disa operacioneve në Qendrën Spitalore Universitare, motra e 11-vjeçarit, M.Çupi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu thuhet se shëndeti i 9-vjeçares është përmirësuar.

Image

 

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat