Protestat e opozitës, Kadilli: Tifozët në stadium, shumë më të dhunshëm kur pësojnë gol

Shqipëria

Protestat e opozitës, Kadilli: Tifozët në stadium, shumë më të dhunshëm kur pësojnë gol

Më: 7 prill 2019 Në ora: 06:46
Fatbardh Kadilli

Përkundër kritikave të ndërkombëtarëve për protesta dhe djegien e mandateve, opozita mbetet e vendosur për të vijuar me tubimet në rrugë deri në ikjen e kryeministrit Rama.

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë  së Partisë Demokratike, i ftuar në RTV Ora thotë se është e pandershme dhe jo korrekte të flasësh për dhunë në protestat e opozitës.

Madje Kadilli bëri një krahasim me ndeshjet e futbollit, ku te këto të fundit tha Kadilli ka shumë më tepër dhunë.

Kadilli: Protesta ka qenë ndoshta instrumenti me i fortë presues qoftë për mazhorancën qoftë dhe ndërkombëtarët.Kujdesi që protestat të jenë të menaxhuara dhe të mos kalojnë në dhunë, në radhë të parë është vetëdije e fortë e PD-së. Ti quash këto protesta të dhunshme nuk është fort e ndershme dhe nuk është korrekte. Janë protesta në numra masivë dhe nuk mund të themi që ka dhunë.

Tifozët e një ndeshje bëjnë shumë më tepër dhunë në stadium  kur pësojnë ndonjë gol apo kanë pakënaqësi me arbitrin sesa ndodh me një masë dhjetra-mijëra njerëz në shesh që kanë arsye madhore, jetike, janë të papunë, të pashpresë, të parespektuar.Duhet të ishin shumë herë më rebelë dhe agresivë por kanë qenë në kufijtë e vetëpërmbajtjes.

Kujdesi i ndërkombëtarëve është i mirëpritur por nuk ka dhunë në protesta. Protesta tregon forcën e reagimit qytetar dhe do të vazhdojë derisa mazhoranca të reflektojë. Edhe sondazhet e fundit bëjnë publik një fakt, që forcat e rreshtuara në opozitë sot janë në mazhorancë në këtë vend, 3-4 shqiptarë nuk e pranojnë për Kryeministër dhe ai vazhdon e bën tallavanë e përditshme.Pas largimit të Edi Ramës çdo gjë është e hapur për ta realizuar përmes një qeverie tranzitore përfundimin e tranzicionit. Një qeveri tranzitore i jep fund tranzicionit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat