Basha nga Rrogozhina: Do konfiskojmë paratë e vëna mbi gjakun dhe djersën e shqiptarëve

Shqipëria

Basha nga Rrogozhina: Do konfiskojmë paratë e vëna mbi gjakun dhe djersën e shqiptarëve

Më: 7 prill 2019 Në ora: 11:17
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Rrogozhinës, ku takoi mbështetësit e opozitës, të cilët i ftoi të marrin pjesë në tubimin e radhës në tiranë, më 13 Prill.

Ai përsëriti thirrjen për të larguar kryeministrin Rama, të cilin e akuzon se fut duart në xhepat e shqiptarëve, për të pasuruar një grup njerëzish.

“Beteja jonë është betejë për të varrosur një herë e mirë fenomenin e Edi Ramës, fenomenin e politikanit batakçinj, politikanit që futet në xhepat tuaj për të pasuruar një grup njerëzish. Kjo do të parandalojë që asnjë njeri, asnjë grup dhe asnjë forcë politike të marrë peng demokracinë në Shqipëri”, tha Basha.

Image

Më pas lideri i opozitës pati edhe një paralajmërim për ata të cilët i quan oligarkë, duke theksuar se do t’u konfiskohet çdo pasuri që po i zhvatin popullit shqiptar.

“Oligarkët shushunja, këta armiq të interesit publik, e di fare mirë se çfarë i pret. PD ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza. Analizimin e kontratave korruptive dhe kthimin e këtyre parave tek populli shqiptar. Pasuritë e vëna mbi gjakun dhe djersën tuaj do të konfiskohen. Kontratat korruptive do të anulohen duke nisur me kontratat e Arben Ahmetajt që helmojnë fëmijët e shqiptarëve, duke filluar me koncesionet e rrugëve, miliona të shqiptarëve që përfundojnë në xhepat e 5 njerëzve”, u shpreh Basha nga Rrogozhina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat