Protesta e Opozitës/ Basha fton qytetarët: Të shkulim më rrënjë të keqen që pjell Edi Ramë

Shqipëria

Protesta e Opozitës/ Basha fton qytetarët: Të shkulim më rrënjë të keqen që pjell Edi Ramë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 12:55
Lulzim Basha

Gjatë takimit me fermerët e Luzit të Vogël në Kavajë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe protestat e shkuara të opozitës, duke i quajtur ato nismën e një ndryshimi epokal për vendin.

Sipas tij, rruga drejt Europës është shpëtimi për vendin.

“Më 16 shkurt nisëm një ndryshim epokal dhe jam I bindur se siç keni treguar forcën dhe pjesmarrjen tuaj në këtë ndryshim epokal, kështu do të vazhdoni të jeni në ballë të kësaj lëvizjeje që do të ketë një dhe vetëm një përfundim: nisjen e një epoke të re lirie dhe demokracie, një epoke të re drejtësie dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Vëllezër dhe motra, beteja që kemi nisur, nuk është thjeshtë dhe vetëm për largimin e Edi Ramës. Askush më mirë se ju nuk e di se me 16 shkurt, bashkimi popullor deklaroi Edi Ramën dhe regjimin e tij të Rilindjes, të mbaruar e të përfunduar njëherë e mirë. Por beteja jonë është për shumë më shumë se kaq. Ne duhet të shkulim më rrënjë të keqen që pjell Edi Ramë. Që pjell pushtetarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që e lidhin fatin e tyre me kriminelët, me oligarkët. Që shtiren para popullit si çlirimtarë dhe sapo ulen në karrigen e kryeministrit fillojnë dhe vjedhin taksat tuaja, pasuritë tuaja, pronat tuaja, të ardhmen e fëmijëve tuaj, spitalet e shqiptarëve, shkollat e shqiptarëve dhe bëjnë gjithçka për të ndalur rrugën tonë drejt Europës. Por, ajo rrugë është shpëtimi ynë”, tha Basha gjatë takimit me fermerët e Luzit të Vogël në Kavajë.

Kujtojmë se të këtë të shtunë Opozuita e bashkuar ka thirrur protestën e rradhës përpara Kryeminsitrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat