Shehu: Sistemi shëndetësor në vend është i keq financuar

Shqipëria

Shehu: Sistemi shëndetësor në vend është i keq financuar

Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:07
Tritan Shehu

Partia Demokratike në ditën Botërore të Shëndetësisë e konsideron sistemin shëndetësor në vendin tonë si të keq financuar.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shprehet se “sot, Dita Botërore e Shëndetit fatkeqësisht e gjen sistemin tonë shëndetësor në prag të kolapsit, të fundit në Europë për “Kujdesin ndaj Pacientit”.

Sipas Shehut, sistemi shëndetësor në Shqipëri financohet 20 herë më pak se mesatarja europiane.

“Sistemi i ynë, në varfëri të thellë, ka një financim nga Buxheti e Kontributet rreth 20 herë më të ulët se mesatarja europiane, e disa herë me të ulet së Maqedonia e Veriut. Ky sistem është ndër me antisocialet në bote, ku mbi 50% e shpenzimeve për shëndetin paguhen direkt nga qytetaret, shifër kjo që në vendet europiane nuk kalon 20% te tyre. Mjekët tanë, që punojnë nën një trysni e mungesa të mëdha, duke arritur ne nivele të frikshme, 1 për 1000 banore. Numri i shtretërve, specialiteteve etj, janë disa herë nën mesataren europiane, duke çuar në degradimin e shumicës së spitaleve periferike e larguar kështu shërbimin nga pacienti”, shprehet ai.

Po ashtu Shehu shtoi gjithashtu se  QSUT nuk përballon dot fluksin e pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat