Një person hidhet nga kati i tretë i ndërtesës

Shqipëria

Një person hidhet nga kati i tretë i ndërtesës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Një person ka tentuar që ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Korcë, ku një 35-vjeçar, është hedhur nga lartësia.

Mësohet se bëhet fjalë për M.Priftin, i cili kurohej prej kohësh nga depresioni.

Por pavarësisht dëmtimeve të shumta trupore dhe në kokë, mësohet se 35-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha të spitalit të Korçës.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që po merren në pyetje edhe familjarët e të plagosurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat